Everton pëson humbje!
Everton nuk arrin të bëjë dy fitore bashkë, teksa humbjen e radhës e ka pësuar pasditen e sotme në transfertën (2:1) londineze ndaj West Hamit të drejtuar nga David Moyes.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Cresswell, ndërsa në pjesën e dytë ishte Holgate që barazoi për Evertonin, por vetëm për pak minuta, pasi Bowen shënoi edhe golin e dytë për West Ham, duke vulosur fitoren.
Vlen të theksohet se nga minuta e 65-të Evertoni mbeti me një lojtar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Keane, ndërsa pas kësaj humbjeje, vijon të mbetet në vendin e 17, shumë pranë zonës së rënies.