​Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas xhiros së 27-të

Futboll

​Renditja tabelare në Superligën e Kosovës pas xhiros së 27-të

Më: 3 prill 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Të dielën është kompletuar edhe xhiro e 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, edhe pse derbi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit u ndërpre në sekondat e fundit të saj për shkak të incidentit të shkaktuar nga tifozët e Gjilanit të cilët zbritën në fushë dhe sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit Stivi Frashëri i cili me këtë rast mbeti i lënduar.

Në ndeshjen tjetër, Drenica ka shënuar një fitore të thellë ndaj Feronikelit, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat 6-0 duke marrë kështu tri pikë shumë të rëndësishme.

Pas 27 xhirove, Ballkani mbetet lider i tabelës me 50 pikë, e ndjekur nga Gjilani me 50 dhe Drita me 49 pikë, kurse Llapi pas humbjes nga Prishtina ka mbetur me 41 pikë në vendin e katër, derisa e pesta është Prishtina me 35 pikë.

Në vendin e gjashtë është Drenica me 35 pikë, një më shumë se Malisheva e vendit të shtatë, kurse tri vendet e fundit mbahen nga Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat