Futbollisti nga Kosova, Taulant Xhaka, shënon në derbin e madh të Zvicrës. Ai është prej me të merituarve që Baseli si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Young Boysin.
Për Baselin shënuan Xhaka (41'), Esposito Se. (71') dhe për Young Boysin Fernandes (61') e Kanga (78').
Xhaka u paraqit standard e Pajtim Kasami nga minuta e 71-të për Baselin.
Pas javës së 28-të në kampionatin zviceran, Zurich kryeson me 63 pikë, pasojnë Baseli me 51, Young 46 pikë etj.