Me titullin kampion që tashmë duket se është hipotekuar për Real Madridin, lufta e madhe në La Liga po bëhet për vendin e dytë dhe të tretë.
Sonte në stadiumin “Camp Nou”, me fillim nga ora 21, do të ballafaqohen Barcelona dhe Sevilla.
Sevilla është e dyta me 57 pikë por që ka pasur rënie të formës në javët e fundit, kurse Barcelona ka tri pikë më pak në vendin e katërt derisa është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.
Këto janë formacionet zyrtare:
Barcelona: Ter Stegen, Pique, Araujo, Sergio, Dembele, Alves, Pedri, Alba, Ferran, De Jong, Aubameyang
Sevilla: Bono, Navas, Koundo, Carlos, Rekik, Gudelj, Jordan, Rakitic, Lamela, Ocampos, Martial