Shqiptarët ndahen baras në elitën e futbollit spanjoll

Futboll

Shqiptarët ndahen baras në elitën e futbollit spanjoll

Nga: K.G. Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:35
Shqiptarët ndahen baras në elitën e futbollit spanjoll

Futbollistët Myrto Uzuni me Granadën e Ivan Balliu me Rayo Vallecanon, bënë paraqitje të mirë. 

Uzuni e Balliu, reprezentues të Shqipërisë, treguan angazhim të madh në përballjen mes Granadës dhe Rayo Vallecanos, e cila përfundoi baras (2:2). 

Balliu u paraqit standard e Uzuni nga minuta e 61-të. 

Skuadra e Balliut udhëhoqi 0:2, por dëshpëroi në minuta e fundit. 

Për Rayo Vallecanon shënuan Catena (6') e Guardiola (17') dhe për Granadën Molina (67') e Milla (90+3 nga penalltia).

Nga minuta e 51-të, Comesana i Vallecanos, u përjashtua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Pas javës së 31-të në Spanjë, Vallecano zë vendin e 13-të me 33 pikë e Granada të 16-tin me 28.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat