M’Gladbach ngeci në një barazim 1-1 në shtëpi përballë Mainz.
Vendasit vinin nga dy fitore radhazi dhe e nisën më mirë ndeshjen. Zvicerani Breel Embolo finalizoi një aksion të bukur të ekipit të tij pas gjysmë ore lojë.
Pushimi i bëri mirë miqve, të cilët rregulluan shënjestrën dhe evituan humbjen falë golit të austriakut Karim Onisiwo, i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 73’ me një diagonale të saktë.
Dy ekipet ndodhen në mesin e artë të tabelës. Më herët, Augsburgu mposhti 3-0 Wolfsburgun.
Tre pikë jetike për objektivin mbijetesë për skuadrën bavareze, që ia siguroi një fitore të pastër përballë një rivali direkt.