Ndeshja mes Juvetnusit dhe Interit është një nga më të përjetuarat në futbollin italian dhe kjo shihet qartësisht edhe nga pritja që i kanë bërë tifozët dy skuadrave para sfidës që jo më kot quhet “derbi i Italisë”.
Jashtë “Allianz Stadium” kanë qenë me mijëra tifozët që kanë pritur dy skuadrat teksa mbërrinin në impiantin për ndeshjen e sotme dhe sigurisht atmosfera ka qenë e ndryshme për ekipet.
Autobusi i skuadrës së Interit është pritur me vërshëllima dhe me sharje nga tifozët torinezë, të cilët më pas nuk kanë kursyer brohoritjet kur stadiumit i është afruar autobusi me bardhezinjtë.
Këta të fundit shpresojnë që në këtë ndeshje të arrijnë të kthehen përsëri protagonistë në garën për titull e të kërcënojnë vendin e tretë që mbahet pikërisht nga Interi.