Sot në ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit ndodhi një incident. Portieri i Ballkanit u sulmua me shkelm nga një tifoz, që bëri të ndërpritet edhe ndeshja.
Por kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vizituar portierin Stivi Frashëri, për të cilin tha se edhe më i vendosur do të kthehet në fushë.
“Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin”, ka shkruar ai.
Postimi në Facebook:
Stivi Frashëri, portieri i FC "Ballkani" do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. ❤️🙏⚽️
Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. ✅
Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.
Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve. 🏆🥇💪