Barcelona nuk ka të ndalur, regjistron fitoren e gjashtë rresht në kampionat spanjoll.
Katalunasit para shikuesve të vet e mposhtën me rezultat 1:0 Sevillën, në takimin e javës së 30-të të kampionatit spanjoll.
Sevilla lëshon pozitën e dytë pas kësaj humbje.
Në minutën e 72-të, futbollisti Pedri vulosi fitoren pas asistimit të Dembeles.
Reali kryeson me 69 pikë, pasojnë Barcelona 57 (një ndeshje me pak), Atletico Madrid 57, Sevilla 57, Betis 53 pikë etj.
Trajneri Xavi Hernandez ka rritur nivelin e lojës dhe si rrjedhojë e kësaj rezultatet janë gjithnjë e më të mira.
Kjo është fitorja e gjashtë rresht e djelmoshave të Xavit.