Pochettino flet për të ardhmen e tij

Futboll

Pochettino flet për të ardhmen e tij

Më: 4 prill 2022 Në ora: 16:36
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Kohëve të fundit spekulohej se trajneri argjentinas mund të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Paris Saint-Germainit.

Mirëpo, ai po vazhdon ta drejtojë ekipin nga “Parku i Princave”.

Ndërkohë, krahas largimit nga Parisi, spekulohet se ai është kandidat për ta marrë në dorë ekipin e Manchester Unitedit dhe se është në konkurrencë me trajnerin e Ajaxit, Erik ten Hag.

“Për momentin nuk jam dike diskutuar me klubin për të ardhmen time. E kam edhe një vit kontratë, na duhet ta analizojmë situatën para se ta marrim vendimin”, deklaroi ish-trajneri i Tottenhamit për “Footmercato”.

Pochettino nuk ia doli as sivjet ta fitojë Ligën e Kampionëve, një objektiv kryesor ky i PSG-së, i cili e ka mbushur ekipin me yje.

Madje, në këtë sezon parisienët po luajnë me zbehtë se edicionin e kaluar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat