Barcelona dhe Gavi mund të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre

Futboll

Barcelona dhe Gavi mund të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:16
Barcelona dhe Gavi mund të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre

Barcelona dhe Gavi mund të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre, pasi drejtuesit katalanas janë të kënaqur me paraqitjen e 17-vjeçarit spanjoll.

Sipas “90min” raportohet se palët janë shumë pranë akordit për rinovimin e kontratës e cila prite të jetë dhe afatgjatë për Gavin, i cili shikohet nga klubi një nga lojtarët kryesore për të ardhmen e Barçës.

Kontrata aktuale e spanjollit me blaugranat përfundon më 30 qershor, teksa pritet që me kontratën e re të ofruar nga drejtuesit e Barcelonës, Gavi të behët futbollisti i ri më i pasur në botë, si dhe pritet të ketë klauzolë largimi prej 1 miliard euro.

17-vjeçari këtë sezon ka arritur të shënojë 2 gola dhe ka dhënë 5 asiste me katalanasit në 25 paraqitje të tij këtë sezon.

Kujtojmë se Manchester City dhe Liverpool janë dy nga skuadrat që kërkojnë shërbimet e talentit katalanas, por Barça mesa duket pritet t’iu mbyll derën.

Talenti i ri, Gavi, raportohet se është afër rinovimit të kontratës me Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat