Shqipëria bëhet kandidate për Botërorin

Futboll

Shqipëria bëhet kandidate për Botërorin

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:37
Shqipëria bëhet kandidate për Botërorin

Shqipëria bëhet kandidate për Botërorin!

Viti 2022 e sheh Shqipërinë në fokusin kryesor të peshëngritjes ndërkombëtare, teksa vendi ynë do të presë evenimente madhore, siç janë Kampionati Europian për të rritur apo edhe zgjedhjet e Federatës Botërore.

Lidhur me këto aktivitete, së fundmi në Shqipëri ka ardhur sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood, i cili është edhe kandidati i vetëm për presidencën në zgjedhjet e federatës botërore,shkruan Panorama sport.

Jalood, fillimisht ka pasur takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndërsa dje është pritur gjithashtu edhe në zyrat e Komitetit Olimpik nga presidenti Fidel Ylli, si dhe nga kreu i peshëngritjes shqiptare, Elez Gjoza. Një takim, që në qendër të vëmendjes ka pasur aktivitetet madhore që presin shtangën, në të cilin kreu i FSHP-së, Elez Gjoza, dha lajmin e madh se Shqipëria ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për të marrë edhe organizimin e Kampionatit Botëror 2022.

Kandidati për kreun e Federatës Botërore, ndër tjera u shpreh kështu për vizitën e tij në vendin tonë: “Është hera e parë që vij në Shqipëri dhe ndihem mirë, pasi që ka një frymë bashkëpunimi në të gjitha takimet.

Shqipëria është një partner i rëndësishëm, kjo jo vetëm për medaljet. Jemi të bindur që do të bëjmë një Kampionat Europian shembullor, sikurse edhe Botërorin e moshave, që vitin tjetër do të mbahet sërish këtu në Tiranë. Potencialisht në Shqipëri do të bëhen aktivitetet më të mëdha të peshëngritjes”, deklaroi Mohammed Jolodd.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat