Shkëndija gjen zëvendësin e Akrapoviçit

Futboll

Shkëndija gjen zëvendësin e Akrapoviçit

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:40
Artim Shaqiri

Siç mëson Open-TV, strugani Artim Shaqiri do të jetë trajner i Shkëndijës deri në fund të sezonit. Ai në atë pozitë do ta zëvendësojë Bruno Akrapovicin, me të cilin Shkëndija ndërpreu bashkëpunimin, për shkak të rezultateve negative.

Artim Shaqiri do të debutojë në pankinën e kuqezinjve ditën e mërkurë kundër Pelisterit në Manastir, në javën e 26-të të ligës së parë.

Ai më herët ishte përmendur si drejtor sportiv i Shkëndijës.

48-vjecari njëherë ka drejtuar Shkëndijën dhe kjo ka ndodhur në sezonin 2012/13.

Në fundjavë, kuqezinjtë barazuan në fushë të vet me Borecin, duke luajtur baraz 0-0, rezultat që zhgënjeu tifozët e klubit, Ballistët.

Aktulaishtë Shkëndija është e dyta në renditjen tabelore me 48 pikë, 13 pikë më pak se lideri Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat