Skuadrat angleze hidhen në sulm për yllin e Napolit, italianët kërkojnë shifrën stratosferike për Osimhen!
Napoli tashmë i ka hapur rrugën Osimhen për të vendosur për të ardhmen e tij, por në rast se ai vendos të largohet skuadrat duhet të paguajnë shifrën e majme për ta lënë të lirë.
120 milionë euro kërkon Napoli për sulmuesin nigerian, i cili po kërkohet nga shumë skuadra angleze.
Arsenal, Mançester Junajtid dhe Njukasëll, me këtë të fundit që ofroi 100 milionë euro në janar, por që De Laurentis nuk e pranoi.
Gjithsesi tani gara do të jetë e hapur, por mundësitë që skuadrat të ofrojnë këtë shifër nuk janë të mëdha.