Marko Simonovski, lojtari i javës në Superligë

Futboll

Marko Simonovski, lojtari i javës në Superligë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 12:55
Marko Simonovski, lojtari i javës në Superligë

Marko Simonovski është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e Futbollit.

Sulmuesi maqedonas e pati një tjetër paraqitje pozitive dhe e ndihmoi Dritën në fitoren 3:2 ndaj Ulpianës në udhëtim.

Ai në xhiron e 27-të i realizoi dy gola për gjilanasit, të cilët mbesin në garë për të luajtur në Evropë sezonin tjetër.

Drita momentalisht është e dyta në tabelë me 49 pikë, sa i ka edhe Gjilani, që është i treti, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Çmimi “Ylli i javës” ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, BKT. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat