Në sfidën e fundit të kampionatit në transfertë ndaj Celta Vigo, Real Madrid iu desh të zbriste në fushë pa trajnerin Carlo Ancelotti, i cili rezultoi i infektuar nga koronavirusi.
Vendin e tij e mori djali Davide dhe përgatitësi i portierëve, Lluis Lopis. Por, dyshja ishte në krye derisa Luka Modric u rikthye në stol pas zëvendësimit, me kroatin që e vazhdoi “lojën” në një tjetër mënyrë.
Mesfushori, duke përfituar edhe nga eksperienca e madhe nisi në mënyrë natyrale të jepte udhëzime për shokët e skuadrës madje nuk kurseu as kritikat për ta.
Pas një problem të Varane prej dëmtimit, Modriç i bëri thirrje Nachos të përgatitej shpejt për t’u futur në fushë, ndërsa nga ana tjetër i kërkoi brazilianit të ulej në fushë për të ndërprerë lojën. Një strateg i vërtetë kroati, i cili mesa duket e ka gati profesionin e ri pasi të “varë këpucët në gozhdë”.