Në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, u hodh shorti për gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll.
Skuadra shqiptare Struga Trim Lum do të përballet me Makedonija GP. Një rast i mirë për të shkuar në finalen e madhe.
Ndërkaq, Pelisteri ndeshet me Sileksin.
Ndeshjet do të luhen më 20 prill në orën 16:00. Luhet vetëm një ndeshje.
Finalja është caktuar për 20 maj në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.
"Këtë ndeshje do ta zhvillojmë si vendas me datë 20 prill, ndërsa fituesi i kësaj përballje do të sigurojë një vend për në finalen e madhe të 20 majit", njofotn FC Struga.