Klubi i futbollit Prishtina përgatitet për sfidën e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Bardhekaltrit synojnë të janë gati në çdo aspekt dhe synojnë Kupën, pasi që shpresat për të mbrojtur titullin e kampionit janë fikur.
Llapi është fitues i Kupës së Kosovës, kërkon fitoren në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kosovës FC Prishtina - FC Llapi po afrohet.
Kjo sfidë zhvillohet të enjten, me fillim në orën 14:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, njofton FC Prishtina.