Alessandro Florenzi do të humb pjesën e mbetur të sezonit.
Mbrojtësi i Milan, Florenzi nuk do të mund të jap kontributin e tij në pjesën e mbetur të sezonit.
Italiani ka pësuar një lëndim në meniskus dhe do t’i nënshtrohet një operimi gjatë ditës së nesërme.
Lojtari luajti në 30 minutat e fundit mbrëmë, kur edhe pësoi një lëndim në gjurin e majtë.
31 vjeçari iu nënshtrua ekzaminimeve këtë mëngjes dhe sipas ‘Calciomercato’, shihet çarje në meniskus.
Për këtë arsye, lojtari i nënshtrohet nesër operimit dhe si pasojë humb pjesën e mbetur të sezonit.