Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës.
Uellsiani do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Agjenti i lojtarit, Jonathan Barnett, mes tjerash ka thënë se Bale e meriton një lamtumirë madhështore.
“Bale meriton një lamtumirë madhështore nga klubi, Florentino e ka mbështetur gjithmonë”, tha ai për “Deportes Cuatro”.
“Bale e do shumë qytetin e Madridit dhe Realin, janë ‘parazitët’ ata që flasin keq për të”, shtoi agjenti Barnett.
32-vjeçari është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2013, kur ai ishte transferuar nga Tottenhami për shumën prej 101 milionë eurove.