Juventus nuk mund të kalkulojë në De Sciglio për ndeshjen e radhës.
Mattia De Sciglio është në mesin e 13 lojtarëve të Serie A që do të jenë të suspenduar për javën e ardhshme.
Mbrojtësi i Juventus përdori gjuhë të papërshtatshme ndaj gjyqtarit në duelin ndaj Inter.
Gjithçka kishte ndodhur në tunel, por gjithsesi dënimi përcillet njësoj sikur të kishte ndodhur në fushën e gjelbër.
FIGC i ka dhënë lojtari dënim me një ndeshje për këto sjellje. De Sciglio po ashtu do të dënohet edhe me 5000 euro.