Të enjten me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohen dy përballjet e para të fazës gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll.
Drita është nikoqire e Ramiz Sadikut në duelin e parë gjysmëfinal.
Takimi i parë në Gjilan nuk do të luhet në stadiumin e qytetit, por në atë me bari artificial, ka bërë të ditur Drita në njoftimin e përballjes.
Drita, por edhe Gjilani, dy skuadrat nga i njëjti qytet po përballen me probleme për shkak të stadiumit.