Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich, ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së të mërkurës kundër Villarreal-it, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
“Do të përballemi me një skuadër që ka lojtarë dhe një trajner ekspert.
Një ekip i mirë që mund të luajë me disa skema, dalin mirë me topin në këmbë.
Bëjnë presing, mbrojnë mirë, por kam besim te lojtarët e mi, jam optimist dhe besoj se mund të fitojmë”, ka thënë Nagelsmann.