Sipas portalit 90min, Milan-i duket se ka arritur marrëveshjen me Lille për Sven Botman. Çelësi i arritjes së marrëveshjes mes palëve duket se ka qenë roli i paolo Maldini-t, i cili duket se ka luajtur një rol të rëndësishëm për të bindur lojtarin dhe klubin francez.
Lojtari holandez ka refuzuar Newcastle, pavarësisht se klubi anglez i ka bërë një ofertë më të mirë ekonomike në krahasim me kuqezinjtë e Serisë A.
Zyrtarzimi i marrëveshjes mes Milan-it dhe Lille është një hap larg për vetëm 30 milionë euro. Jo vetëm kaq. Milanezët, në fakt, duket se do të marrin nga klubi francez edhe Renato Sanches.
Drejtuesit e Djallit janë optimistë në realizimin e goditjes së dyfishtë nga Lille, edhe pse në rastin e portugezit mungon marrëveshja për kontratën, ndërsa klubi i Ligue 1 duhet të përfitojë rreth 18 milionë euro.
Renato Sanches shihet nga Milan-i si zëvendësuesi ideal në mesfushë i Franck Kessie, me afrikanin që do të transferohet me kosto zero te Barcelona në fund të sezonit.
Botman, 22 vjeç, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist në 28 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Lille, ndërsa Renato Sanches, 24 vjeç, ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 5 asiste në 26 ndeshje.