Sot me fillim nga ora 21:00, kampioni anglez Manchester City dhe kampioni spanjoll Atletico Madrid do të zbarkojnë në stadiumin “Etihad”, për tu përballur në një ndeshje që është e vlefshme për takimin e parë të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Në fazën e eliminatoreve, City brenda dy ndeshjeve e mposhti me rezultat të thellë 5:0 Sporting Lisbonën, kurse Atletico e eliminoi me rezultat 2:1 Manchester United.
Pavarësisht se ky është takimi i parë në histori të dy skuadrave, skuadra e Pep Guardiolas ka një bilanc të mirë kundër skuadrave spanjolle, duke fituar të tri ndeshjet e fundit me skuadrat që vijnë nga La Liga.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te City nuk do të paraqiten Dias, Mendy dhe Palmer, kurse te Atletico do të mungojnë Carrasco, Gimenez dhe Herrera.
Tanimë, të dy trajnerët, si Guardiola i Cityt dhe Simeone i Atleticos, kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë derbi, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Stones, Laporte, Ake, Cancelo; Rodri, De Bruyne, Gundogan; Silva, Mahrez, Sterling
Atletico Madrid (5-3-2): Obkak; Lodi, Reinildo, Felipe, Savic, Vrsaljko; Koke, Kondogbia, Llorente; Griezmann, Felix
21:00 Manchester City – Atletico Madrid