Nesër do të mbahet Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
FFK zhvillon nesër Kuvendin Zgjedhor, pas kthimit të përgjigjes nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Data mbetet ajo që ishte caktuar paraprakisht dhe Agim Ademi kërkon nesër mandatin e radhës.
FFK njofton se për këtë Kuvend do të ketë monitorues edhe nga FIFA dhe UEFA.
“Përfaqësuesit e UEFA-s dhe FIFA-s arrijnë në Kosovë
Dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s kanë arritur në Kosovë.
Ata do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të FFK-së dhe do t’i drejtohen delegatëve të Kuvendit me nga një fjalë rasti Punimet e Kuvendit do të mbahen nesër në selinë e FFK-së në orën 11:00.”, thuhet në njoftimin e FFK.