Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes do të mungojë për rreth dy muaj.
Anëtari i skuadrës së Paris Saint-Germain nuk do të mund të jap kontributin e tij në ndeshjet e fundit të këtij sezoni.
Sipas raportimeve nga Franca, Paredes do t’i nënshtrohet një operimi.
Ndërhyrja do të bëhet në zonën e abdomenit dhe lojtari pritet të mungojë për dy muaj.
Paredes pritet të jetë gati për Kupën e Botës, nëse gjithçka shkon sipas planit. Ai është pjesë kyçe e skuadrës kombëtare të Argjentinës.