Sulmuesi i Realit, Karim Benzema, ka folur per të përditshmen franceze “L’Equipe” në lidhje me sezonin fantastik që po zhvillon në aspektin personal, si dhe objektivin e tij kryesor që është “Topi i Artë”.
“Është një objektiv kryesor për mua. Vitin e kaluar i shkova afër por nuk arrita ta fitoja pas sezonit pozitiv dhe plot me trofe me klubin. Ky mund të jetë viti im.
‘Topi i Artë, është një motivim, por jo vetëm për mua.
Fitimi i tij do të thoshte kurorëzimin e punës së një ekipi të tërë. Do të ishte një vlerësim dhe për shokët e mi të skuadrës.”, tha Benzema.