Struga Trim Lum me optimizëm e pret ballafaqimin e gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Struganët ndeshen me Makedonija Gp më 20 prill.
Struganët synojnë finalen e madhe, pasi që si përparësi kanë terrenin vendas.
Drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besart Isaku, flet për shortin.
“Sot e mësuam emrin e kundërshtarit për në gjysmëfinale. Shorti deshi që neve përballë të kemi Makedonija GP, një skuadër shumë të mirë, që në vazhdimësi po shënon rezultate pozitive.
E dimë forcën e tyre, mirëpo duke pasur parasysh se ndeshjen do ta zhvillojmë në Strugë para tifozëve tanë, nuk e diskutojmë fare fitoren, pasi vetëm ajo na dërgon drejt finales së madhe të 20 majit në Shkup.
Me përkrahjen e tifozëve dhe me pak fat, besoj se neve do jemi aty dhe do të shkruajmë një histori të re”, thotë Isaku.