Pas një viti punë, del monografia e Velimir Zajecit, ish-lojtar, trajner dhe drejtor i Dinamos së Zagrebit, por edhe i Panathinaikos-it.
Autori i monografisë, Sanjin Shpanoviq, foli me 96 bashkëbisedues nga të gjitha fazat e karrierës së Zajecit.
Futbollisti i Dinamos, Arijan Ademi, ka thënë se nuk mund ta besonte se çfarë po bënte Zajeci në stërvitje, u mahnit nga ai.
“Ai ishte një trajner i vërtetë, ai e dinte se çfarë donte. Mbaj mend edhe sot e kësaj dite që ai gjithmonë përsëriste se ne duhet të kemi posedimin e topit.
Në stërvitje luanim shumë shpesh në fushë të shkurtuar, vazhdimisht me top. Këto ishin përgatitjet e mia të para me Dinamon dhe, sinqerisht, mezi i përballova.
Nuk kam pasur një regjim të tillë stërvitor në Shibenik, kam ardhur në mesin e lojtarëve shumë më të mirë dhe trajneri ishte mjaft kërkues”, ka thënë mes të tjera Ademi për Zajecin.