Ka filluar Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës ku pritet të zgjidhet presidenti i ri i kësaj federate.
Kandidat i vetëm për këtë pozitë është kryetari aktual Agim Ademi.
Ky kuvend po mbahet pa praninë e mediave.
Zyrtarë të KOK-ut arrijnë në FFK
Në Federatën e Futbollit të Kosovës pritet që me fillim nga ora 11:00 të fillojë Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të saj.
Në garë për këtë post është vetëm kandidati aktual Agim Ademi.
Tashmë në ambientet e federatës kanë arritur edhe zyrtarë të Komitetit Olimpik të Kosovës, Presidenti Ismet Krasniqi dhe zëdhënësi për media Kushtrim Krasniqi, raporton KosovaPress.
Kujtojmë se ky kuvend i FFK-së po mbahet pa praninë e mediave.
Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës
Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës.
Me fillim nga ora 11:00 Federata e Futbollit të Kosovës fillon zhvillimin e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate ku edhe do të zgjidhet presidenti i ri i saj.
Pak minuta para fillimit të kuvendit, mediat dhe gazetarët e interesuar nuk janë lejuar as në oborrin e federatës, por janë duke qëndruar jashtë rrethojave të këtij objekti, raporton KosovaPress.
Agim Ademi, kryetari aktual i FFK-së është kandidati i vetëm për të marr këtë post.
Sot kuvendi zgjedhor i FFK-së, në letër vetëm një opsion
Sot do të mbahen punimet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Punimet e Kuvendit do të mbahen në selinë e FFK-së në orën 11:00.
Kujtojmë se kandidat i vetëm në garë për një mandat katërvjeçar është Agim Ademi, njëherit kryetar aktual i institucionit më të lart të futbollit në vend.
Për këtë përfaqësuesit e dy institucioneve më të mëdha në botën e futbollit, UEFA-s dhe FIFA-s arrijnë dje në Kosovë.
Dy përfaqësues të UEFA-s dhe dy përfaqësues të FIFA-s kanë arritur në Kosovë, një ditë para Kuvendit zgjedhor në Federatën e Futbollit të Kosovës, për të monitoruar këtë proces.