​Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës

Futboll

​Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës

Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:39
Ilustrim

Zgjedhjet në FFK, mediat nuk lejohen as në oborrin e Federatës.

Me fillim nga ora 11:00 Federata e Futbollit të Kosovës fillon zhvillimin e Kuvendit Zgjedhor të kësaj federate ku edhe do të zgjidhet presidenti i ri i saj.

Pak minuta para fillimit të kuvendit, mediat dhe gazetarët e interesuar nuk janë lejuar as në oborrin e federatës, por janë duke qëndruar jashtë rrethojave të këtij objekti, raporton KosovaPress.

Agim Ademi, kryetari aktual i FFK-së është kandidati i vetëm për të marr këtë post.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat