Trajneri, Ronald Koeman do të rimarrë drejtimin e Kombëtares së Holandës.
Kështu ka bërë të ditur Kombëtarja e Holandës përmes një postimi në “Twitter”.
“Kthim si trajneri ynë nga viti 2023: Ronald Koeman”, ka shkruajtur Kombëtarja.
Koeman do të jetë pasuesi i Louis van Gaalit pasi ditë më parë Van Gaal u diagnostifikua me kancer në prostatë.
Trajneri do t’i kthehet punës së trajnerit, pas dështimit që pati në “Camp Nou” me skuadrën e Barcelonës.