Cikalleshi po shkëlqen te Konyasporit

Futboll

Cikalleshi po shkëlqen te Konyasporit

Më: 6 prill 2022 Në ora: 11:54
Cikalleshi po shkëlqen te Konyasporit

Sokol Cikalleshi po shkëlqen në këtë sezon me Konyaspor.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një gol fantastik ndaj Goztepes në fitoren e fundit me shifrat 3-0. Ekipi i tij po mban vendin e dytë duke dalë përpara Fenerbaces dhe nëse do t’ia arrijë deri në fundin e kampionatit që të mos lëvizi nga ky pozicion, atëherë do të jetë pjesë e kualifikuesve të Champions League.

Ndërkohë Cikalleshi ka shpërthyer si kurrë më parë. Aktualisht sulmuesi numëron 10 gola të shënuara në 27 ndeshjet e kampionatit.

Më mirë ka bërë vetëm në sezonin kur luante te Kukësi, 2013-2014, teksa asokohe do të realizonte plot 17 gola. Ndërkohë të njëjtën kuotë golash, 10 të tillë, e ka përsëritur edhe në sezonin 2014-2015 kur ishte te RNK Split, por te Konyaspor flitet për një kampionat më të fortë dhe mbi të gjitha ka ende ndeshje në dispozicion për të përmirësuar statistikat..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat