Xavi Hernandez ka bërë të ditur listës e lojtarëve për ndeshjen e parë çerekfinale me Eintrachtin e Frankfurtit, që do të zhvillohet të enjten në orën 21:00. Trajneri katalanas nuk do të mund të llogarisë në Memphis Depay, i cili vuan nga një mbilodhje në këmbën e majtë dhe ka qëndruar në Barcelonë.
Lajmi pozitiv është se po rikuperon mbrojtësin e majtë, Alejandro Balde, i cili tashmë e ka lënë pas dëmtimin, ndërsa Dani Alves nuk është përfshirë që në fillim në listën e UEFA-s.
Mungojnë gjithashtu Luuk de Jong, i cili rezultoi pozitiv me Covid të shtunën, dhe Dest, i cili nuk është rikuperuar plotësisht nga shqetësimi që pësoi në ndeshjen ndaj Galatasaray-t.
Katalanasit kanë planifikuar të zbarkojnë në mesditë në Gjermani. Stërvitja e fundit para ndeshjes do të zhvillohet këtë mbrëmje, në orën 19:00.
Lista e plotë e Barcelonës për ndeshjen me Eintracht Frankfurtin: Ter Stegen, Pique, Araujo, Sergio Busquets, Riqui Puig, Dembélé, Adama, Braithëaite, Neto, Nico, Lenglet, Pedri, Alba, Balde, Ferran, Frenkie de Jong, Mingueza, Eric, Aubameyang, Arnau Tenas dhe Gavi.