Thomas Strakosha ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.
Portieri shqiptar nuk e nisi aspak mirë sezonin te Lazio, duke e parë veten më shumë në stol sesa në fushë. Kjo e ka mërzitur “gardianin” shqiptar, që ende nuk ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i ri.
“Corriere dello Sport” ka bërë me dije sot se Interi është në kërkim të një portieri, i aftë për të zëvendësuar Handanoviq në mënyrën më të mirë të mundshme.
Një nga emrat që është në listë, përveç Ospinës, është edhe ai i Thomas Strakoshës.
Fakti që këta të fundit janë në përfundim të kontratave respektive, kjo shton akoma më shumë mundësitë rreth një transferimi të mundshëm.