Skuadra e Shkëndijes nga Tetova, kampion në fuqi, kthehet me tri pikë nga Manastiri.
Kuqezinjtë importuan tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Pelisterin, në takimin e javës së 26-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollistët Manevski (65') e Nafiu (78'), shënuan për kuqezinjtë.
Shkëndija renditet në vend të dytë me 51 pikë, ka 11 me pak se lideri Shkupi dhe Pelisteri është në fund me 10 sosh.