Renova nga Xheçishti i Tetovës sot ka pasur një ditë të keqe, duke pësuar humbje në konak të vetin, me rezultat 1:0 nga Makedonija GP, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Kur pritej se takimi do të mbyllet baras (0:0), një pakujdesi i kushtoi skuadrës shqiptare.
Në minutën e 90+4, Philip Aleksovski shënoi për fitoren e mysafirëve.
Makedonija GP është në vend të katërt me 49 pikë e Renova në të pestin me 37.