Mediumi i njohur zviceran “Blick”, raporton për incidentin e rëndë që ndodhi të dielën që e lamë pas në stadiumin e qytetit në Gjilan.
“Portieri goditet brutalisht nga një tifoz!
Në Superligën e Kosovës, KF Gjilani barazoi (1:1) ndaj KF Ballkanit në kohën shtesë.
Emocionet shpërthyen dhe tifozët vërshojnë në fushë.
Fatkeqësisht, disa njerëz në këtë kaos sulmojnë portierin kundërshtar dhe e rrëzojnë atë”, shkruan “Blick”.
Duhet theksuar se portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, u godit në kokë dhe u dërgua urgjentisht në spitalin e Gjilanit.