Skuadra shqiptare fiton në Mal të Zi, kalon në vendin e tretë

Futboll

Skuadra shqiptare fiton në Mal të Zi, kalon në vendin e tretë

Nga: K. Goca Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:09
Skuadra shqiptare fiton në Mal të Zi, kalon në vendin e tretë

Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kthehet me tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Zetës, në takimin e javës së 28-të të Kampionatit të Malit të Zi.

Futbollistët tuzjan në 45 minutat e parë udhëhoqën me rezultat 0:2, ndërsa në pjesën e dytë megjithëse pësuan gol, e ruajtën rezultatin 1:2 deri në fund. 

Për Zetën shënoi Aleksa Marash (53’) dhe për Deçiqin Aleksa Marushiç (16’), Kristijan Vulaj (42’).

Deçiqi renditet në vend të. tretë me 44 pikëe  Zeta është në fund me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat