Manchester Utd zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Futboll

Manchester Utd zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:19
Manchester Utd zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Drejtuesit e Manchester United duket se e kanë ndarë mendjen sa i përket trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Me teknikun aktual, Ralf Rangnick që do të marrë rolin e këshilltarit të klubit, alternativat për stolin ishin dy, Mauricio Pochetino i PSG dhe Erik Ten Hag i Ajax.  Në fund, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur t’i besojnë holandezit, i cili në vijim do të ndërpresë kontratën me “Harkëtarët”.

Klubi anglez do të derdhë 1.7 milionë euro në arkat e Ajax për mbylljen para kohe të kontratës së Ten Hag me Ajax, megjithatë projekti që United kërkon të nisë me trajnerin shkon përtej këtyre detajeve.

Drejtuesit synojnë të nisin një cikël me Ten Hag dhe t’i japin kohën e nevojshme holandezit për të aplikuar sistemin e tij të lojës ndërkohë që mundësia do të jetë edhe për të rinjtë, të cilët 52-vjeçari ka treguar se di t’i menaxhojë më së miri te Ajax.

Ndërkaq, te United kanë nisur punën edhe për të gjetur ndihmësin e Ten Hag dhe profili që pëlqehet më së shumti është ai i Steve McClaren. Ky i fundit njihet mirë me Ten Hag pasi në kohën kur trajnonte në Eredivise në sezonin 2008-2009 Twenten, kishte ndihmës pikërisht holandezin që pritet të marrë në dorëzim “çelësat” e United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat