​Drejtori sportiv i Dritës mund të dënohet nga FFK, kjo është arsyeja

Futboll

​Drejtori sportiv i Dritës mund të dënohet nga FFK, kjo është arsyeja

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:43
Valon Zymberi

Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur procedurë disiplinore ndaj Drejtorit Sportiv të KF Dritës, Valon Zymberi.

Kjo, sipas njoftimit të lëshuar nga FFK mund të bëhet për shkak se Zymberi ka bërë dy shkelje. E para ka të bëjë me “ofendim të gjyqtari pas përfundimit të ndeshjes Ulpiana-Drita, kurse rasti i dytë ka të bëjë me atë se Zymberi gjatë hedhjes së shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës ka shfaqur mosbesim ndaj Komisionit të Garave duke “prekur me dorë topat”, dhe kjo është cilësuar si ofendim ndaj këtij komisioni

“Ndaj: Drejtorit sportiv të FC ”Drita” Valon Zymberi. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore kishte ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët ”Ju po vini me misione të caktuar për ta dëmtuar Dritën”. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Drita.”

“Po ashtu drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi me rastin e hedhjes së shortit për gjysmëfinalen e kupës së Kosovës, kishte ofenduar Komisionin e Garave duke i verifikuar (prekur me dorë) topat pasi ishin vendosur në vazo, me çka kishte shprehur mosbesim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive”, thuhet në këtë njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat