Manchester United përgatitet për transferimin rekord

Futboll

Manchester United përgatitet për transferimin rekord

Më: 7 prill 2022 Në ora: 11:56
Declan Rice

Klubi i madh anglez, Manchester United raportohet se është duke u përgatitur për të thyer rekordin e transferimeve.

Sipas mediave britanike, klubi nga ‘Old Traffordi’, është duke përgatitur një super-ofertë për yllin e West Hamit, Declan Rice.

‘Djajtë e Kuq’ duket se janë të gatshëm të heqin dorë nga mesfushori francez Paul Pogba. Reprezentuesi francez në fund të këtij sezoni, duket se është i vendosur për t’u larguar nga Manchester United. Pogba është i lidhur me transferimin tek Real Madrid, PSG dhe Juventus.

Krerët e Unitedit mësohet se janë të gatshëm të pranojnë ofertat për francezin, në mënyrë që parat e shitjes së tij të investohen tek ylli i West Hamit, Declan Rice.

Rice është një nga lojtarët kryesor tek West Hami. Ai po bën një sezon të madh duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha përfshirë edhe gjigantin anglez, Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke përgatitur transferimin më të madh në historinë e klubit të tyre. Hiq më pak se 120 milionë euro thuhet se do të jetë oferta e Unitedit për Rice.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat