José Mourinho, pas konferencës për shtyp të së mërkurës para sfidës me Bodo/Glimt, po ecte drejt një grupi djemsh që e prisnin jashtë stadiumit për të bërë selfie dhe për të nënshkruar autografe.
Papritur, drejt tij “fluturoi” një top bore, të cilit tekniku portugez iu shmang.
Adoleshentët që e prinin mbetën të zhgënjyer, pasi Mourinho, të cilin nuk i pëlqeu aspak ai veprim, ndryshoi drejtim duke u ngjitur direkt në autobus. Një veprim i pamatur i njërit prej djemve u prishi takimin me “Special One”.
Sa keq, vështirë të kenë një tjetër rast për të bërë selfie apo për t’u marrë një autograf.