Paris Saint Germain kanë filluar negociatat me Christopher Nkunku.
Pas formës së mirë të treguar me Leipzig këtë sezon, ofertat ndaj francezit nuk mungojnë.
Në 28 ndeshje në Bundesliga këtë sezon, Nkunku ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 11 asiste.
Formë të mirë lojtari ka treguar edhe në Champions League, ku nga gjashtë ndeshje ka realizuar shtatë gola.
Nkunku karrierën e tij profesionale e filloi pikërisht në “Parc de Princes”. Ai u largua nga parisienët në vitin 2019 për shumën e 13 milionë eurove.