Federata ka një “ëndërr në sirtar”

Futboll

Federata ka një “ëndërr në sirtar”

Më: 7 prill 2022 Në ora: 13:55
Federata ka një “ëndërr në sirtar”

Kupa e Botës Katar 2022 mendohet se do të jetë edhe aventura e fundit e trajnerit Tite me kombëtaren e Brazilit. Tekniku 60-vjeçar e ka marrë drejtimin e Selecao në vitin 2016, e tashmë duket se nuk ka më të njëjtën energji për të punuar me kombëtaren.

Ndërkohë, Federata po merr masat në mënyrë që kur vendimi i Tites të jetë zyrtar, të mos gjendet e papërgatitur.

Ëndrra më e madhe e Federatës Braziliane të Futbollit është Pep Guardiola. Tekniku spanjoll ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2023, nga e cila përfiton 20 milionë euro në sezon. Megjithatë, kontrata faraonike me anglezët nuk i step aspak zyrtarët brazilianë të cilët kanë formuluar edhe ofertën që do t’i paraqesin Guardiolës.

Kështu, nëse pranon ofertën e Brazilit atëherë 51-vjeçari, do t’i duhej të ulte disi fitimet pasi nga kontrata me Selecaon do të përfitonte 12 milionë euro deri në vitin 2026, tetë milionë më pak se rroga që i garantojnë drejtuesit e Cityzens. Federata braziliane ka besim të madh se mund të arrijë marrëveshjen me Pep, teksa e sheh teknikun e City-t si të duhurin për të pretenduar trofetë madhorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat