Drita e Gjilanit pa ndonjë vështirësi ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Ramiz Sadiku, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, nuk i bëri ballë Dritës të Superligës.
Golat i relaizuan Albin Krasniqi (8’), Hamdi Namani (13’) e Muharrem Jashari (39’).
Drita ka bërë një hap drejt finales së madhe.