Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Llapit të Podujevës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshje me rivalitet të madh, ndërsa Llapi mposhtet në pesë minutat e fundit.
Në minutën e 36-të, Gledi Mici shënon nga penalltia për Prishtinën. Në pjesën e dytë, llapjanët barazuan rezultatin (1:1) përmes Arbnor Ramadanit, i cili u tregua i saktë nga penalltia. Prishtina siguron fitoren në minutën e 84-të, duke iu falënderuar golit të Endrit Krasniqit.
Prishtina ka krijuar një përparësi për ndeshjen e kthimit, ndërsa fituesin e Kupës, Llapit, e pret sprovë e vështirë në “Zahir Pajaziti”.
Prishtina edhe pse me një lojtar më pak nga pjesa e parë, kur Agim Zeka është ndëshkuar me karton të kuq, pas dy të verdhëve, ia dolën të mposhtin rivalin.