Prishtina fitoi 2:1 tw enjten në duelin e parë dhe të kthimit do ta luajë javën e ardhshme në Podujevë.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, tha se ky është një rezultat i kthyeshëm dhe beson që Llapi do ta eliminojë Prishtinën për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës.
“Mendoj se gjërat nuk shkuan mirë, herët shkaktuam penallti dhe pranuam një gol për shkak të një pakujdesie.
Po ashtu, nuk e shfrytëzuam faktin që Prishtina mbeti me një lojtar më pak. Është vetëm një ndeshje dhe është një rezultat i kthyeshëm.
Kam besimin në ekipin dhe besoj se do ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Batatina.