FC Prishtina e ka mposhtur Llapin, me rezultat 2-1, sot në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, është shprehur i lumtur me fitoren, por sipas tij, qëllimi i skuadrës së tij është që të fitohet çdo ndeshje.
“Mendoj se ekipi luajti shumë mirë dhe luftoi deri në fund edhe pse mbetëm me një lojtar më pak.
Në fund arritëm ta marrim një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë.
Qëllimi i Prishtinës është ta fitojë secilën ndeshje, por po kemi probleme me lëndimet e lojtarëve. Kështu që, falënderoj lojtarët për angazhimin maksimalisht”, deklaroi Ibrakoviq për ArtSport.